Në prag të festës së Bajramit, Selvije Jao ka ndarë një postim në rrjetet sociale dedikuar bashkëshortit të saj të ndjerë, këngëtarit Shpat Kasapi.
Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur hapur vështirësinë e përballjes me zbrazëtinë që ka lënë pas ndarja e tij nga jeta, veçanërisht gjatë ditëve të shënuara.
Krahas pamjeve të ndara me ndjekësit, Selvije ka vendosur këtë mbishkrim për të përshkruar mungesën që ajo dhe djali i tyre po përjetojnë:
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde.

Kujtojmë se artisti Shpat Kasapi u nda nga jeta disa muaj më parë, në nëntor të vitit 2025.
Humbja e tij e papritur ishte një lajm që preku jo vetëm familjen dhe të afërmit, por edhe publikun e gjerë që e ka ndjekur ndër vite karrierën e tij muzikore.
