Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Serbët dekorojnë edhe një kriminel lufte

 
   

Komiteti i Banja Llukës, ka dekoruar me dekoratën “Çelësi i Qytetit”, ish-gjeneralin e vdekur serb, Momir Taliq. Ky i fundit ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për pjesëmarrje në gjenocid kundër civilëve boshnjakë të Bosnje dhe Hercegovinës. Nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thonë se Republika Serbë në këtë shtet si dhe vet shteti i Serbisë, nuk janë të interesuar që personat e dyshuar për krime luftë, të sillen para drejtësisë.

Po raporton për aksionet e fundit të forcave serbe.

Në këtë formë, ish-gjenerali serb, Momir Taliq, në vitin 1995 u shfaq në Bosnje dhe Hercegovinë.

Të dhënat e fundit nga terreni, po ia raporton ish-presidentit të Republikës Serbe, të dënuarit për gjenocid, Radovan Karaxhiq.

E për të njëjtën akuzë, në gusht të vitit 1999, Momir Taliq, u arrestua në Austri.

Vetëm pak kohë më pas, ish-gjenerali famëkeq serb u transportua për në Tribunalin e Hagës.

“Ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për këto pika të aktakuzës, pra për gjenocid, për krime kundër njerëzimit, që përfshihet mandej edhe spastrimi etnik dhe ishte arrestuar në Austri, mirëpo për shkak të shëndetit të lig është liruar që të shërohet dhe ka vdekur në vitin 2003 në Serbi”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Por, ani pse Taliq ndërroi jetë dy dekada më parë, duket se autoritetet serbe në Bosnje dhe Hercegovinë nuk e kanë harruar Taliqin.

Kjo pasi Komiteti i Qytetit të Banja Llukës, së fundmi, e dekoroi me Çelësin e Qytetit, ish-gjeneralin serb.

E kjo sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nuk është hera e parë që autoritetet serbe po nderojnë figurat e dyshuara për krime lufte.

“Është rasti edhe me Lazarevic, i cili është dënuar më aktgjykim të plotfuqishëm për krime lufte në Kosovë dhe pas lirimit është lartësuar nga pushteti serb, i është ofruar pozita e profesorit të nderit në akademi ushtarake”, u shpreh Blakaj.

E mbikëqyrësi i projektit për krime të luftës në këtë fond, Amër Alija, thotë se shteti serb, nuk është i interesuar që personat me akuza të tilla, të sillen para drejtësisë.

“Serbia në njëfarë forme kanë bashkëpunuar, qoftë më dëshirë ose pa dëshirë, me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi. 2:02 Sa ka mbetur bashkëpunimi me Kosovën? Nuk ka mbetur kurfarë bashkëpunimi. Shpeshherë personat kur arrestohen në shtetet e treta, qoftë në Mal të Zi apo Hungari, atëherë edhe Serbia i kërkon për ekstradim, e pastaj nuk është e interesuar që t’i ekstradojë qytetarët e vet për në shtetin e Kosovës”, tha Amër ALija nga Fondi për të Drjetën Humanitare.

Në fund, Alija thotë se vetëm për luftën në Kosovë, u akuzuan 191 persona.

Por, me vendime të plotfuqishme, u dënuan vetëm 34 prej tyre.