Një shtetas shqiptar u arrestua në pikën kufitare Merdare pasi në makinën e tij u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”, shkruajnë mediat serbe, transmeton ‘Bota sot’.
Ministria e Brendshme e Serbisë raportoi për këtë sonte.
Bëhet fjalë, siç u tha, për L.D. (1992).
Kështu, siç shpjegojnë ata, gjatë kontrollit të furgonit “Mercedes”, të cilin ky burrë po e drejtonte nga drejtimi i Kosovës, nën sedilje u gjet një flamur i kuq me shenjat “UÇK”.
Ai u arrestua dhe u mbajt në paraburgim deri në 48 orë.
Së bashku me kallëzimin penal, thuhet më tej – ai do të çohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje.
U hap rasti “Nxitje e urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

