
Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci në një intervistë u shpreh se në Kosovë nuk ka panik pas gjetjes sërish të armëve në veri të vendit.
Dashevci: Puna operative e policisë së Kosovës nuk po ndalet.
Në 4 komuna matanë lumit Ibër, duke marr parasysh se me çfarë është përballur Republika e Kosovës dhe gjithmonë po mbeten ato copëzat e atyre terroristëve ose kriminelëve që e kanë cënuar sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës dhe posaçërisht kohë pas kohe gjendet edhe armatim sipas informatave inteligjente që i posedon policia.
Në fakt panik nuk ka në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast.
Sepse siguria e brendshme mbretëron paqësisht.
Nuk ka incidente etnike.