Lajme

SHBA propozon plan 15-pikësh për Iranin, thonë zyrtarë pakistanezë

Irani mori një propozim me 15 pika nga SHBA-të për të arritur një armëpushim në luftë, thanë të mërkurën dy zyrtarë pakistanezë.

Zyrtarët pakistanezë e përshkruan propozimin në përgjithësi si një çështje që prek lehtësimin e sanksioneve, bashkëpunimin bërthamor civil, një tërheqje të programit bërthamor të Iranit, monitorimin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, kufizimet e raketave dhe aksesin për anijet përmes Ngushticës së Hormuzit, grykës së ngushtë të Gjirit Persik.

Zyrtarët folën për Associated Press në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të publikonin detajet.

Teherani nuk ka konfirmuar pranimin e ndonjë plani dhe vazhdimisht ka këmbëngulur se nuk është i angazhuar në negociata me SHBA-në.

Të Ngjashme