Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po viziton Uashingtonin. Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump, ai mori pjesë në disa panele.
Në një prej tyre, një gazetare e pyeti “a e konsideroni ende Trumpin ‘babush’ pas takimit të djeshëm?”
Rutte shpjegoi se “sa i përket kësaj historie me ‘babush’, në fakt është një problem gjuhësor.
“Duhet ta sqaroj, sepse kjo ka qenë një keqkuptim që më ka ndjekur pak. Mund t’ju siguroj – nuk e quajta babushi im. Patëm një takim të veçantë para samitit, në qershor në Hagë. Atë ditë presidenti ishte shumë i zemëruar me Iranin dhe Izraelin. Unë, në gjuhën holandeze, thashë diçka të tillë: fjala ‘baba’ u përkthye si ‘babush’, dhe shtova se ndonjëherë babushi duhet të jetë i zemëruar. Pra, nuk ishte një titull personal, thjesht një mënyrë për ta shpjeguar situatën”, pohoi ai.
“Natyrisht, fjala ‘babush’ ka edhe një kuptim të veçantë dhe tani do ta mbaj këtë deri në fund të jetës. E pranoj, ashtu si presidenti – sepse ai nxori bluzat, xhiroi videon ‘Daddy is home’ dhe u kthye në SHBA. Ishte vërtet qesharake, dhe pikërisht për këtë arsye më pëlqen kaq shumë”, tha Rutte duke qeshur. /Telegrafi/
Q: Do you still consider Trump ‘daddy’ after yesterday?
Mark Rutte: Well, on the ‘daddy’ issue—this is really a language problem.
In Dutch, you would say that the translation of ‘your father’ is ‘daddy.’ And I said, well, yes—sometimes a ‘daddy’ has to be angry.
So I was not… pic.twitter.com/wkqVBozgZH
— Clash Report (@clashreport) April 9, 2026
