1
Një pjesë e rrugës në Veterrnik të Prishtinës është shembur, fillimisht duke u menduar se shkaku ishte reshjet e dendura që kanë kapluar Kosovën.
Telegrafi ka kontaktuar me Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, i cili ka dhënë detaje mbi situatën.
Moneytizer Paragrafi 2
“Shembja e dheut nuk ka ndodhur në rrugën kryesore, por në një rrugë dytësore. Na duhet të hapet edhe rast penal për shkak të rrezikimit të sigurisë publike”.
Ai shtoi se shkaku është një operator privat që po kryen punime në atë zonë dhe nuk ka respektuar rregulloren.
Moneytizer Paragrafi 4
“Inspektorët ia kanë ndërprerë realisht punën. Dje e kemi ndërprerë, e kemi mbyllë atë vendpunishte, i kemi vendosur shiritat”, tha ai.
“Inspektorët e ndërtimit do të marrin masa konform ligjit, domethënë do të pasojë dënimi për palën, në këtë rast për ndërtuesin”, shtoi Fushtica.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca paralajmëroi se, nëse vërtetohet se kompania nuk ka përmbushur kriteret, mund t’i revokohet edhe leja.
“Tutje, do të vazhdojmë edhe me procedura tjera. Nëse vërtetohet që nuk i ka përmbushur kushtet e ndërtimit, atëherë mund edhe t’i revokohet leja”, deklaroi ai.
Fushtica theksoi gjithashtu: “Është duke u ndërtuar një objekt banesor dhe aty ka pasur rrëshqitje të dheut, në gropën punuese”.

