Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë

 
   

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se sot nga ora 10:45, mbahen homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.

Mbi 1600 qytetarë, nëna, baballarë e fëmijë, mbeten ende të zhdukur nga lufta gjenocidale e Serbisë në Kosovë.

Serbia ka bërë shumë pak deri më sot për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë.