Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shërbimet ruse të inteligjencës godasin zemrën e Evropës – zjarri në Varshavë ishte sabotim i orkestruar

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se zjarri shkatërrues në qendrën tregtare Marywilska në Varshavë ishte një akt sabotimi i urdhëruar nga shërbimet sekrete ruse.

Sipas autoriteteve polake, disa nga autorët janë arrestuar, ndërsa të tjerët janë identifikuar dhe janë në kërkim aktiv.

“Do t’ju kapim të gjithëve”, është shprehur Tusk.

Ky incident alarmues është dëshmi e qartë e thellësisë së penetrimit të shërbimeve ruse të inteligjencës në zemër të Bashkimit Evropian dhe kapacitetit të tyre për të goditur infrastrukturën kritike në mënyrë të sofistikuar dhe të koordinuar.

Nga lufta kibernetike te sabotimet fizike, Rusia po shfaq një arsenal të plotë mjetesh hibride për të destabilizuar vendet perëndimore, duke përfshirë edhe aleatët më të fortë të NATO-s.