Aktuale

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet të mprehtë brenda një servisi makinash në lagjen 10.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë katër persona. Gjatë përplasjes, njëri prej tyre, i identifikuar si Renaldo Xhixho ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Edhe personat e tjerë mund të kenë pësuar lëndime, por ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen e tyre apo rrethanat e konfliktit.

Të Ngjashme