Aktuale

Sherr mes të rinjve në Korçë, goditen me grushte dhe sende të forta, një i plagosur

Sherr mes të rinjve në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës, në afërsi të kinemasë.

Sipas burimeve, mësohet se në konflikt janë përfshirë disa të rinj të cilët janë goditur me njëri tjetrin, me grushte ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta.

Në spital ka mbërritur i dëmtuar një person i cili sipas burimeve nga bluzat e bardha, ka dëmtime në trup pasi dyshohet që pasi është goditur, është rrëzuar në kangjëlla dhe ka pësuar çarje.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spital ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pasi pas konfliktit, të rinjtë e përfshirë janë larguar nga vendngjarja.

Nga ana e grupit hetimor, po sekuestrohen kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset e zonës, si edhe po pyeten persona që mund të kenë qenë prezentë në momentin e sherrit. Priten detaje të tjera në vijim.

Të Ngjashme