Aktuale

Sherri mes nxënësve në shkollën në Durrës! Policia zbardh DETAJE

Një përleshje ka ndodhur mes disa adoleshentëve në një shkollë në Shënavlash, Durrës.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, por falë ndërhyrjes së policisë dhe stafit pedagogjik, konflikti u neutralizua dhe situata u qetësua.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Me ndërhyrjen e mënjehershme të oficerit të sigurisë dhe stafit pedagogjik, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në ambientet e shkollës dhe i kanë shoqëruar të miturit në ambientet e Komiariatit të Policisë, për veprime të mëtejshme.

Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, në prani të psikologut, përfaqësuesit ligjor, oficerit të sigurisë, përfaqësuesit të stafit pedagogjik dhe prindërve të nxënësve.

Të Ngjashme