Ditët me shi duket se kanë marrë fund, për t’ia lënë vendin motit me diell, por me temperatura të ulëta.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët, vranësira deri mesatare në relievet malore në lindje në pjesën e parë të ditës.
Ndërkohë do të ketë ngrica përgjatë akseve rrugore malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.
