Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shkalla e dytë e Komerciales vendos në favor të ZRRE-së për tregun e lirë të energjisë

 
   

Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në favor të ankesës të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të ashtuquajturin “Treg të Lirë” të energjisë elektrike, ku preken 1 mijë e 300 bizneset prodhuese vendore.

Shkalla e dytë siç raportojnë mediat, vendosi në favor të ankesës së ZRRE-së për të anuluar vendimin e shkallës së parë, e cila gjeti se ZRRE në mënyrë të kundërligjshme i ka vendosur 1 mijë e 300 biznese para një (f)akti të kryer të heqjes së tyre nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike, duke vendosur për tregun e lirë, pa u plotësuar as kushtet e krijimit për këtë treg.

KosovaPress ka kontaktuar përfaqësues për media në Gjykatën Komerciale por të njëjtit nuk janë përgjigjur . Ndërkohë, në ZRRE, kanë thënë se së shpejti do të dalin me një njofitm për media.

Me kalimin në tregun e lirë energjetik për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar apo mbi 10 milionë euro qarkullim, çmimi i energjisë thënë më së paku, është trefishuar.

Kjo dëshmohet nga faturat e fundit të marra nga furnizimi me energji nga KEK-u, si furnizues i fundit.

E për shkak se vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ishte pa konsultim me bizneset dhe pa pajtim të tyre, këto të fundit e kanë kundërshtuar duke e dërguar në Gjykatën Komerciale këtë vendim, për të cilin shkalla e parë vendosi në favor të tyre.

Rritja e çmimit të energjisë si pasojë e vendimit të ZRRE-së në dy muajt e fundit ka qenë e papërballueshme për prodhuesit.