Lajme

“Shkatërruam gjithçka”, Trump optimist: E kemi fituar luftën me Iranin

Presidenti Donald Trump deklaroi sot se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë “fituar” luftën me Iran.

Duke folur për mediat ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida, Trump tha se SHBA-të kanë shkatërruar marinën, forcën ajrore dhe sistemet kundërajrore të Iranit. “Ne shkatërruam gjithçka. Po endemi të lirë,” shtoi ai.

Megjithatë, presidenti pranoi se Irani vazhdon të “bllokojë” Ngushticën e Hormuzit, por sipas tij, nga një këndvështrim ushtarak, forcat iraniane janë “të mbaruara.”

Deklarata vjen në një kohë kur tensionet rajonale mbeten të larta dhe SHBA-të vazhdojnë monitorimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Të Ngjashme