Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi: Ju garantoj, Qeveria Kurti nuk e bënē Asociacionin

Shkëlzen Gashi, aktivist, ka thënë të mërkurën në Pressing të T7 se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara në Bruksel.

Gashi filloi të argumentonte duke thënë se për marrëveshjen e Ohrit ka thënë se “është e keqe”, por përkundër kësaj siç thotë ai “Serbia nuk e zbaton”.

Ai thotë se fillimisht duhet të zbatohen nenet e parë të marrëveshjes për të arritur te neni 7 që është vetë-menaxhimi e më pas neni 10 ku obligohen palët të implementojnë të gjitha marrëveshjet e Brukselit, përfshirë atë për Asociacionin.

Mbi këtë, Gashi thotë se pikat e para nuk i konvenojnë Serbisë, rrjedhimisht nuk vjen çështja deri te pikat 7 dhe 10 që nga eksponentë të ndryshëm të jetës publike konsiderohen të dëmshme.

”Nuk ka me pas Asociacion përderisa nuk zbatohen nenet e marrëveshjes duke filluar prej nenit të parë, e deri te i shtati dhe i 10”, tha fillimisht Gashi.

”Ky (Kurti) Asociacioni nuk i lejon sepse duhet me u zbatu ato pikat e para që ato janë të pafavorshme për Serbinë, por kjo nuk zbatohet se edhe ashtu e keqe Vuçiqi nuk pranon me zbatu. Unë ta garantoj që nuk ka Asociacion sipas marrëveshjes të vitit 2013 dhe 2015 nga Qeveria Kurti”, ka thënë Gashi.