Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi kritikon opozitën: “Kurti luajti me ju si maca me miun, ia ndreqët ‘volleyn’ për zgjedhje”

 
   

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar ashpër partitë opozitare për, siç thotë ai, zhagitjet e panevojshme në proceset parlamentare, duke përfshirë mosvotimin fillestar të Albulena Haxhiut dhe Nenad Rašićit.

Sipas Gashit, opozita humbi muaj e javë pa arsye, për të përfunduar duke votuar të njëjtit kandidatë, ndërsa kjo i dha kryeministrit Albin Kurti avantazh politik.

Ai thekson se nëse opozita do të vepronte menjëherë, do të dëshmohej më herët se Kurti nuk i kishte votat për qeveri dhe vendi do të shkonte në zgjedhje në qershor.

Gashi thotë se Kurti i paraqiti ata para publikut si bllokues të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa opozita, në fund, “ia rregulloi vollean” për zgjedhje në momentin më të favorshëm për të.

Postimi i plotë:

për ‘partitë politike opozitare’

tu e ditë që kryetari i kuvendit të kosovës i takon – sipas vendimit të padrejtë të gjykatës kushtetuese të vitit 2014 – forcës së parë politike, partitë politike opozitare u dashtë menjëherë me votu albulena haxhiun për kryetare të kuvendit. i humbën disa muaj kot fillimisht me çertifikim të mandateve të deputetëve e mandej tu mos e votu albulena haxhiun, e në fund edhe i çertifikunë mandatet edhe e votunë dimal bashën – s’ka kurrfarë dallimi në mes të dimal bashës e albulena haxhiut?

njësoj, partitë politike opozitare i humbën disa javë krejt kot tu mos e votu nenad rašić-in për nënkryetar të kuvendit të kosovës, e mandej e votuan – ku është esenca me i humbë disa javë tu mos e votu rašić-in e në fund me e votu?

nëse nuk i kishit shkaktu këto zhagitje krejt të panevojshme, do të ishte dëshmu shumë shpejt që albin kurti s’i ka votat për qeveri dhe zgjedhjet e parakohshme ishin kry në qershor dhe kështu kishit tentu mos me ja zgjatë jetën një qeverie, siç thoni ju, të dëmshme për kosovën, e që në të vërtetë nuk ka qenë aq e dëmshme për kosovën sa ka qenë e dëmshme për juve, por kjo muhabet tjetër.

gjatë krejt kësaj zhagitjeje, albin kurti ka lujtë me juve si maca me miun. ai ka arritë me ju ba krejtve bashkë – ju ‘të këqinjtë’ krejt bashkë në një anë, e ai ‘i miri’ krejt vetëm në anën tjetër.

albin kurti ju nxjerri bllokues të miratimit të buxhetit të kosovës, bllokues të buxhetit për rtk-në dhe bllokues të marrëveshjeve ndërkombëtare.

në fund, ju ja ndreqët ‘volley’ albin kurtit që me i mbajtë zgjedhjet atëherë kur atij i konvenojnë ma së shumti e kur mundet me marrë ma së shumti vota e me ju mujtë fort flliqtë.

nejse, se e zgjata, por…