Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shkëlzen Gashi ‘shpërthen’ ndaj Përparim Ramës: Do të përfundojë në Dubravë!

 
   

Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe duke parashikuar zhvillime të reja politike në kryeqytet, përcjell “Bota sot”.

Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se nëse Rama fiton zgjedhjet, “s’është kryetar i qytetarëve të Prishtinës, por kryetar i krimit të organizuar”, ndërsa ka shtuar se “në Prishtinë shpejt do të ketë zgjedhje, ku në garë do të jenë Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili”.

Postimi i plotë

Përparim Rama nëse fiton, s’osht kryetar i qytetarëve të Prishtinës, por kryetar i krimit të organizumë.

Përparim Rama ka me përfundu në Dyz / Dubravë.

Në Prishtinë ka me pasë shpejt zgjedhje dhe në garë kanë me qenë Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili.