Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHKK pezullon nga detyra pesë zyrtarë korrektues, dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare

Shërbimi Korrektues i Kosovës i ka pezulluar nga detyra pesë zyrtarë korrektues për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të armëve zyrtare.

SHKK tha se vendimin e mori pas pranimit të një raporti nga organet e ndjekjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë vendim për pezullimin nga detyra të pesë zyrtarëve korrektues, të cilët dyshohen për keqpërdorim të armëve zyrtare”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet “i përkushtuar për të vepruar gjithmonë në bazë të ligjit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e procedurave ligjore”.