Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit i bashkohet kërkimit për gjetjen e 67-vjeçarit nga Istogu

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim është angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi pas kërkesës së Policisë së Kosovës – Sektori i Hetimeve, Stacioni Policor Istog, për të ndihmuar në lokalizimin e shtetasit Beqir Malokaj, 67 vjeç, nga Istogu, i raportuar si i zhdukur.

Operacioni po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ekipit të kërkim-shpëtimit dhe Policisë së Kosovës, me qëllim gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.

Shoqata ka angazhuar kapacitetet e saj njerëzore dhe teknike për të ndihmuar në këtë mision dhe bën thirrje qytetarëve që kanë ndonjë informacion të dobishëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet mbeten të përkushtuara në ndriçimin e rastit.