Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shoqëria Civile organizon performancë simbolike lidhur me bllokimin e konstituimit të Kuvendit

 
   

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë organizuar të martën performancë simbolike në lidhje me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo performancë u organizua në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Para objektit të Kuvendit, u vendosën karrige me mbishkrime të ndryshme si: “Karrigia është, deputeti mungon”, “120 rroga, zero përgjegjësi”, “Pushteti është përgjegjësi publike, jo privilegj partiak!”, “Për me punu, ju kemi votu”, “BOLL!”, “Kuvendi? Mbyllur për inate personale”, e të tjera.

OJQ-të u mblodhën në këtë performancë simbolike para mbajtjes së seancës së 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.