Lajme

​Shoqërohen në Polici u.d. kryeshefja e ARBK-së, Igballe Rexha-Jashari dhe dy zyrtarë të tjerë

Tre zyrtarë të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në mesin e tyre edhe ushtruesja e detyrës së kryeshefes, Igballe Rexha-Jashari, janë shoqëruar në Polici dhe janë duke u intervistuar.

Lajmi është konfirmuar për KP nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, bëri të ditur se intervistimet janë duke u zhvilluar, ndërsa prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Po, e konfirmojmë se janë duke u intervistuar ne Polici. Ndërkohë Prokurori i shtetit është ne ndërmarrjen e te gjitha veprimeve te parapara ligjore ne përputhje me ligjin ne fuqi”, ka thënë zëdhënësja Kaltrina Shala.

Të Ngjashme