Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpallen të pavlefshme fletët e votimit të partisë “Mundësia” në Shqipëri

Shpallja e pavlefshme e disa prej fletëve të votimit të Partisë Mundësia ka shkaktuar tension në KAZAZ dyzet në Tiranë.

Pasi kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e “Mundësisë”, kryetarja e KZAZ ka kërkuar praninë e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, shkruan Top channel.

Më pas policia ka nxjerrë jashtë vëzhguesit dhe mediat, duke lënë vetëm numëruesit.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.

Ai e ka kundërshtuar nxjerrjen jashtë të vëzhguesve.

Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.

KZAZ: Faleminderit për edukatën.

Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë.

Policia shprehet se KZAZ ka dhënë një vendim dhe duhet të zbatohet.