Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpallja e dy organizatave si terroriste, reagon edhe Mbretëria e Bashkuar – tregon a mori leje Kurti

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha sot se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Londrën sa i përket shpalljes së dy formacioneve ilegale në veri si organizata terroriste. Në një përgjigje me shkrim të premten, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar tha se “nuk ishte konsultuar” për vendimin e qeverisë.

“Mbretëria e Bashkuar nuk ishte e konsultuar [për vendimin]”, tha shkurt një zëdhënës i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.Zyra për shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, ka thënë se vendimi është marrë pa koordinim me Gjermaninë.Madje thuhet se as Ambasada gjermane nuk është informuar për këtë veprim të qeverisë paraprakisht.

“Vendimi nuk është koordinuar as me Gjermaninë, madje as nuk është informuar qeveria gjermane nga autoritetet kosovare për këtë veprim paraprakisht”.Në përgjigje thuhet po ashtu se duke qenë dëshmitarë të krizës aktuale në komunat veriore të vendit, “një koordinim i afërt me partnerët ndërkombëtarë do të kishte qenë i dobishëm”.“Është e rëndësishme që çdo vendim i këtij lloji duhet të respektojë ligjet përkatëse dhe parimin e proporcionalitetit. Ritheksojmë thirrjen tonë për Qeverinë e Kosovës që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm që mund të përshkallëzojë më tej situatën në komunat veriore”, ka theksuar Zyra për Shtyp e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.