Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthim në një fabrikë municionesh në Rusi, 12 të vdekur

Një shpërthim në një fabrikë municionesh në rajonin rus të Uralit ka shkaktuar vdekjen e 12 personave, ka njoftuar guvernatori lokal, Alexei Teksler.

Sipas tij, edhe 19 persona të tjerë janë plagosur në ngjarjen që ndodhi në rrethin Kopeisk të rajonit Chelyabinsk, i cili kufizohet me Kazakistanin.

Edhe pse guvernatori nuk specifikoi se cila fabrikë u përfshi, pamje të verifikuara nga BBC tregojnë një top zjarri të madh pranë uzinës Plastmass – një objekt që prodhon dhe riciklon eksplozivë për ushtrinë ruse.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i ditur, por Teksler theksoi se “incidenti nuk ishte një sulm me dron”.