Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthime të reja në Teheran

Shperthime të reja kanë tronditur banorët e kryeqytetit iranian, Teheran pasditën e së dielës, raporton CNN.

Mediat shtetërore raportuan shpërthime në disa lagje banimi në perëndim të qytetit dhe treguan imazhe të tymit që ngrihej nga zonat e prekura.

Ndërsa vinin raportet për sulmet e reja, ushtria izraelite mbajti një konferencë informative. Një zëdhënës konfirmoi se sulme të reja ajrore ishin duke u zhvilluar.

“Nuk do të ndalemi për asnjë moment. Gjithashtu po vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të tjerë në Teheran në këtë kohë”, tha zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin.