Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me shpërthimin e fuqishëm që tronditi qytetin e Lezhës mbrëmjen e 5 prillit, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore) në pronësi të shtetasit me iniciale K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e lokalit, janë thyer xhamat e tre automjeteve të parkuara pranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht edhe dy biznese ngjitur.Forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe sa është dëgjuar në një zonë të gjerë, duke bërë që shumë banorë të dalin të alarmuar nga banesat e tyre.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Policia bën me dije se hetimet janë në vijim dhe pritet një raport më i detajuar në vijim.
