Në 24-vjetorin e vrasjes së Smajl Hajdarajt, djali i tij, Shpëtim Hajdaraj, ka reaguar me një postim në Facebook, duke e cilësuar atë si “padrejtësi të madhe” që ende nuk ka marrë drejtësi.
Ai e përshkruan Smajl Hajdarajn si deputet, komandant, inxhinier, profesor, aktivist dhe prind, ndërsa shprehet se përveç homazhit, zotohet për një angazhim jetësor për nderin dhe emrin e tij, deri në fund të jetës.
Reagimi në Facebook:
24 vite nga padrejtësia e madhe.
Deputet. Komandant. Inxhinier. Profesor. Aktivist. Prind.
Në mungesë të drejtësisë dhe përkujtimit që ende i detyrohet emrit tënd, unë nuk bëj vetëm homazh, zotohem për angazhim jetësor ndaj teje, ndaj nderit tënd dhe nderit tonë, deri në ditën kur të vi pranë.

