Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, sot e ka realizuar me sukses një operacion shpëtimi për një turiste ski-bjeshkatare, e cila kishte pësuar thyerje të këmbës gjatë aktivitetit të skijimit.
Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit i kanë ofruar ndihmën e parë, duke bërë imobilizimin e frakturës dhe përgatitjen e saj për evakuim të sigurt.
Njoftimi:
Me datën 17.02.2026 Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka zhvilluar një operacion shpëtimi të një turiste ski-bjeshkatare e cila ka thyer këmbën gjatë aktivitetit të skijimit.
Viktimës në vendngjarje i është dhënë ndihma e parë duke e imobilizuar frakturën dhe përgatitur për evakuim.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të majës së Ram Aruqit, në kreshtën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë masivin e Bjeshkëve të Nemuna.
Operacioni është ekzekutuar me teknika të bartjes me barrelë dhe motosajë.
Operacioni ka përfunduar me dorëzimin e të lënduarës te ekipet e urgjencës.
