Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria dhe Turqia marrëveshje të re në fushën e mbrotjes

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se Shqipëria dhe Turqia kanë forcuar bashkëpunimin në mbrojtje përmes nënshkrimit të amendimit të “Protokollit të Asistencës Financiare” ndërmjet dy vendeve.

Sipas Vengut, ky protokoll do të mundësojë pajisjen e Forcave të Armatosura shqiptare me sisteme artilerie 105 mm, trajnime, logjistikë dhe mbështetje institucionale.

Ai ka theksuar se dokumenti i ri po ashtu do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e edukimit profesional të personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.