Aktuale

Shqipëria e Kosova dërgojnë trupa në Gaza, vjen reagimi i parë i HAMAS-it

Pesë vende janë zotuar të dërgojnë trupa në Gaza në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese të propozuar në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington DC, nismë kjo e presidentit amerikan Donald Trump.

Vendet që u angazhuan të nisin trupa në terren janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Shqipëria dhe Kosova. Egjipti dhe Jordania do ta mbështesin misionin përmes trajnimit të oficerëve palestinezë të policisë. Forca do të drejtohet nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers. Ai u caktua koamandant i misionit stabilizues në Gaza, që e ka marre tashme bekimin e Bordit të Trumpit. Pozicioni i zëvendëskomandantit iu besua Indonezisë, cka u konfirmua edhe nga gjenerali Jeffers.

Besohet se fillimisht, forca stabilizuese mund të ketë deri në 20 mijë anëtarë. Donald Trump ka shprehur vazhdimisht optimizëm për nismën

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, deklaroi për Agence France-Presse se lëvizja islamiste palestineze është e hapur ndaj forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Rripin e Gazes, por hodhi poshtë ato që i përshkroi si ndërhyrje në “punët e brendshme” të territorit.

“Qëndrimi ynë për forcat ndërkombëtare është i qartë: ne duam forca paqeruajtëse që të monitorojnë armëpushimin, të garantojnë zbatimin e tij dhe të shërbejnë si neutralizues midis ushtrisë pushtuese dhe popullit tonë në Rripin e Gazës, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Gazës”, ka deklaruar ai.

Deklarata vjen pas takimit të parë të Bordit të Paqes në Washington, anëtarët e të cilit u zotuan të sigurojnë miliarda dollarë për rindërtimin e Gazës, e disa prej tyre si Kosova dhe Shqipëria, do të dërgojnë edhe trupa si pjesë e një force stabilizuese.

Të Ngjashme