Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria hap sot edhe 4 kapituj për anëtarësim në BE

Katër kapituj të ‘Agjendës së gjelbër’ priten t’i shtohen sot listës së arritjeve pozitive drejt rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këtë të martë mbahet në Bruksel Konferenca e 6-të ndërqeveritare me Unionin evropian për grupkapitullin Grupkapitullin IV “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, ku pritet t’i jepet dritë jeshile kapitullit 14 “Politika e transportit”; kapitullit 15 “Energjia”, kapitullit 21 “Rrjetet trans-evropiane dhe kapitullit 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se hapja e këtyre katër kapitujve do i shtohen listës së 24 kapitujve të tjerë të hapur në më pak se një vit, duke e cilësuar si një ritëm rekord. Konferenca do bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban aktualisht presidencën e BE-së, Marie Bjerre.

Negociatat mbi grupin e Themeloreve janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe progresi sipas këtij grupi do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.

Derimë tani, Shqipëria ka çelur 4 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është cilësuar si “kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri,” duke nënvizuar rëndësinë e këtij procesi. /rtsh.al/