Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria merr komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misione paqeruajtëse jashtë vendit. Në këtë fillimviti, Kreu i Shtetit vlerësoi lart sakrificën e ushtarakëve shqiptarë, të cilët festojnë larg familjeve për të garantuar sigurinë në pikat më të nxehta të globit.

Gjatë bisedës me oficerët dhe ushtarët, Presidenti dha një lajm të rëndësishëm për vitin që sapo ka nisur: Shqipëria do të marrë komandën e batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026.

“Kjo është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive dhe sigurisë në rajon,” theksoi Begaj, duke e cilësuar këtë detyrë si një arritje madhore të ushtrisë shqiptare.
Prania shqiptare në botë.

Presidenti listoi hartën e gjerë të angazhimit të trupave tona, duke treguar peshën që Shqipëria ka brenda Aleancës:

Në Rajon- Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Krahu Lindor i NATO-s- Letoni dhe Bullgari.

Misione Strategjike- Irak, Sinai, Deti Egje dhe Sudani i Jugut.

Mbështetje për Ukrainën- Pjesëmarrje në strukturat mbështetëse ndaj agresionit rus.

Përballë sfidave komplekse gjeopolitike, Begaj nënvizoi se nuk mjafton vetëm shtimi i trupave, por kërkohet një forcë moderne.

“Sfidat kërkojnë një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitete mbrojtëse moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë,” u shpreh ai, duke premtuar vijimin e investimeve në mbrojtje/rtsh.al/

Tags: