Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me një situatë shqetësuese nga zjarret që kanë përfshirë 21 vatra aktive në 24 orët e fundit.

Efektivët e zjarrfikëses dhe Forcat e Armatosura po vazhdojnë operacionet intensive për shuarjen e flakëve, veçanërisht në zonat malore ku ndërhyrja është më e vështirë.

Në total, janë 16 bashki ku po punohet për fikjen e zjarreve, disa prej të cilave dyshohet se janë shkaktuar nga dora e njeriut. Në Bulqizë zjarri ishte me intensitet të ulët dhe u menaxhua shpejt nga mbi 20 zjarrfikës.

Në Lurë, një pjesë e parkut kombëtar u përfshi nga flakët, ku u dogj sipërfaqe pyjore. Në Qarkun e Tiranës, puna vijoi për fikjen e zjarrit në fshatin Zambish të Rrogozhinës, në zonën me dushqe, raportojnë mediat atje.

Zjarre u shënuan edhe në bashkitë Librazhd dhe Udenisht të Pogradecit, ndërsa në operacionet e shuarjes u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Në ndihmë u erdhën edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.

Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet bëjnë apel për kujdes dhe bashkëpunim për parandalimin e zjarreve të reja.

Tags: