
Në një reagim të fuqishëm dhe të drejtpërdrejtë, analisti Shqiprim Pula ka hedhur kritika të ashpra ndaj mënyrës se si po zhvillohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces nuk ka të bëjë me të drejtat e pakicës serbe, por me përpjekjen për të minuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.
“Vučić po luan për kohë. Ai po bën sikur…”, thotë Pula, duke nënvizuar se presidenti serb po mbështetet në lodhjen dhe dështimin e Bashkimit Europian për të imponuar një model të “normalizimit” që në thelb synon të rivendosë ndikimin serb në Kosovë, përmes Kishës Ortodokse dhe “Zajednicës”.
Sipas Pulës, vetëm shqiptarët dhe udhëheqësit më të lartë të BE-së e kanë kuptuar se çfarë është në të vërtetë në lojë – jo integrimi, por sovraniteti i Kosovës. Ai e quan dialogun një proces që nga fillimi ishte i deformuar dhe i udhëhequr nga supozime të gabuara të burokratëve europianë, të cilët, sipas tij, “menduan se lufta e UÇK-së ishte një keqkuptim dhe se statusi i Republikës ishte thjesht një kontratë patundshmërie”.
Postimi i plotë:
SIKUR THONË GJË
Vučić po luan për kohë. Vučić po bën sikur ..!
Të vetmit që e kanë kuptuar se çfarë është vërtet në lojë janë Shqiptarët (jo shqipfolësit) dhe udhëheqësit e rendit të parë të Unionit Europian. Që nga dita e parë, ata, e dinin se ky dialog nuk kishte të bënte me pakicën Sërbe dhe të drejtat e tyre. Ka të bëjë me sovranitetin mbi Republikën e Kosovës. Ka të bëjë me të “drejtën” e Sërbisë për të ekzistuar përmes ‘Kishës’ e ‘Zajednicës’, me mjaftë fuqi, përmbrenda dhe në Kosovë.
Gabimet e Unionit Europian, emisarëve të saj, sot e bëjnë këtë shumë të qartë. Ata, nuk i kuptuan rreziqet. Ata, menduan se Aleksandar Vučić ishte ai, që mund “të flitej”. Ata, menduan se, naracioni Sovietik “normalizim marrëdhëniesh” do t’a bënte normalizimin pa Traktat Paqe. Ata, menduan se, lufta e UÇK-së ishte një keqkuptim dhe se statusi – Republika, duhej trajtuar si një kontratë patundshmërie.
Sikur thonin gjë!.
Në fakt, e gjykoj se Vučić do t’a realizoj dështimin e Unionit Europian. Në realitet, është Unioni Europian që po largohet. Po largohet nga parimet mbi paqen e normalizimin. Po largohet nga çdo mësim i nxjerrë nga luftërat në ish-Jugosllavi.
Vučić nuk bën kompromis. Vučić po mbështetet në lodhjen e Unionit Europian. Vučić po mbështetet në dështimin e Unionit Europian. Unioni Europian pothuajse i ofroi atë që donte Sërbia. Republika e Kosovës mjaftë qe e zhveshur nga mbështetja, duke lypur ‘copëza të drejtash’, e detyruar nga UE-ja të pranojë një “normalizim” të Sërbizuar.
Koha është t’a themi qartë këtë.
Ky dialog mbaron kur Vučić dhe të tjerët si ai, të pranojnë Republikën, jo kur Kosova të sakrifikoj Republikën. Duhet kuptuar saktë, “normalizimi i marrëdhënieve” nuk do të arrihet duke i ofruar copëza të drejtash një vendi të pavarur, nga ish-pushtuesi.
E vetmja rrugë përpara është arritja e paqes, e normalizimi i marrëdhënieve është komponentë e paqes. Nëse, Unioni Europian do të udhëheqë ‘dialogun’ siç duket tani, atëherë duhet hapur t’a deklarojmë të dështuar.