Një burrë 53-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe banues në Merano, ka ndërruar jetë menjëherë mëngjesin e djeshëm pasi u përplas nga një tren i shpejtësisë së lartë Frecciarossa në stacionin hekurudhor të Ankonës.
Ngjarja ndodhi në binarin numër një, pranë hyrjes së stacionit, pak pas orës 07:00. Sipas informacioneve, burri ndodhej në binar dhe më pas është afruar drejt trenit në lëvizje, që ishte në linjën Pescara-Milano.
Skena është parë nga një dëshmitare, e cila ka ngritur dyshime se veprimi mund të ketë qenë i qëllimshëm.
Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa treni është ndalur pak më tej. Në vendngjarje ndodheshin edhe shumë udhëtarë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të situatës tronditëse.
Ishin pak minuta pas orës 07:00 kur burri, i cili ndodhej tashmë në binar, duket se ishte i mbështetur te një shtyllë, dhe më pas u drejtua drejt trenit që po afrohej, një linjë Pescara-Milano.
Ky veprim u vu re nga një dëshmitare dhe menjëherë u mendua se mund të ishte një akt i qëllimshëm. 53-vjeçari, me dokumentet me vete dhe i veshur me një xhaketë, është përplasur me lokomotivën që ende nuk kishte frenuar. Përplasja ishte e fortë dhe ai u tërhoq brenda në hapësirën e binarit. Frecciarossa u ndal pak më tej.
Ngjarja u pa nga shumë udhëtarë që në atë orë ndodheshin në stacion për të marrë trenin, duke krijuar një situatë tronditëse.
Në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë hekurudhore, të cilët larguan njerëzit dhe vendosën një mbulesë mbi pjesën e trenit ku ndodhi përplasja. Për nxjerrjen e trupit u thirrën zjarrfikësit.
Aty kanë ndërhyrë shërbimet e policisë hekurudhore, të cilat kanë larguar personat e pranishëm dhe kanë siguruar zonën. Për nxjerrjen e trupit u angazhuan zjarrfikësit, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca.
Autoritetet kanë identifikuar viktimën përmes dokumenteve që mbante me vete dhe kanë marrë në pyetje dëshmitaren, e cila ka konfirmuar rrethanat e ngjarjes.
Qarkullimi i trenave në linjën Adriatike u pezullua përkohësisht për shkak të ndërhyrjes së shërbimeve, ndërsa pas rreth dy orësh, me lejen e prokurorit, trupi u transportua dhe trafiku hekurudhor iu rikthye normalitetit.
