Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shqiptarja nga Kosova gjobitet në Zvicër për mbajtje të nikabit – Bahri Cani reagon me paralajmërim

 
   

Gazetari Bahri Cani ka njofutar se një grua 40-vjeçare nga Kosova është dënuar në Zvicër për shkelje të ligjit të ri që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike.

Ai thotë se ngjarja ka ndodhur më 6 janar 2025 në një supermarket në qytetin e Bernës, ku gruaja është parë duke mbajtur nikab.

Tutje, shrkuan se sipas 20minuten.ch, ajo është shpallur fajtore për shkelje të ligjit federal zviceran, i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2025, duke ndaluar mbulimin e fytyrës në publik me burka, nikab apo forma të tjera që e pengojnë identifikimin.

Shkrimi në Facebook:

Kosovarja denohet me 1000 franga për shkak të niqabit!

Një grua nga Kosova është gjobitur në Bernë të Zvicrës për mbajtjen e nikabit në vendet publike. Kosovarja 40-vjeçare ishte në një supermarket në Bernë më 6 janar 2025, kur mbante niqab.

Unë ju kam njoftuar, por po e përsëris: Nga 1 janari 2025, në Zvicër ka hyrë në fuqi ndalimi i mbulimit të fytyrës, me pak përjashtime.

Kushdo që mbulon fytyrën në hapësira publike me burka ose niqab, mund të gjobitet deri në 1,000 franga.

Deri tani janë raportuar dhjetëra raste në lidhje me niqabët dhe burkat.

Gruaja në fjalë tani është shpallur fajtore për shkelje të ligjit federal që ndalon mbulimin e fytyrës. Ajo do të gjobitet me 100 franga, shkruan 20minuten.ch.

Nëse nuk e paguan gjobën, ajo përballet me një dënim me burgim njëditor.

Përveç gjobës, gruaja kosovare duhet të paguajë edhe tarifa procedurale prej 100 frangash.

Përjashtimet nga ndalimi i mbulimit të fytyrës lejohen vetëm për arsye shëndetësore ose sigurie, për t’u mbrojtur nga kushtet ekstreme të motit ose për të ruajtur zakonet tradicionale: për shembull, maska për fytyrën ose helmeta motorçikletash – por edhe maska në Karnaval ose maska skijimi në shpatet me dëborë.