Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

SHSKUK: Po realizohet furnizimi me materiale të mjaftueshme të hemodializës

 
   

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se sot po realizohet furnizimi me materiale, sipas tyre, në sasi të nevojshme për shërbimet e hemodializës, në të gjitha njësitë në QKUK-së, por edhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK-së, përkundër disa telasheve teknike gjatë furnizimit në ditët e fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë shërbimin e nevojshëm në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

“Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve”, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Kjo çështje ishte diskutuar edhe një mbledhjen e djeshme të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, ku drejtori Elvir Azizi kishte thënë se shërbimi nuk është ndalur dhe pacientët kanë marrë trajtimin e tyre të rregullt.

“Shërbimi i dializës po zhvillohet normalisht në të gjitha qendrat dhe asnjë pacient nuk ka mbetur pa trajtim”, kishte deklaruar ai.