Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën dhe Rusinë: Mjaft me fjalë, duhen veprime

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zemërimin e madh ndaj të dyja palëve të përfshira në luftën Ukrainë-Rusi, duke theksuar se situata kërkon veprime konkrete dhe jo thjesht biseda diplomatike.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila foli përpara gazetarëve dhe transmetoi qëndrimin e liderit amerikan.

Moneytizer Paragrafi 2

“Ai është i lodhur nga takimet që bëhen vetëm për hir të takimeve. Mjaft me fjalë, tani na duhen veprime”, ka deklaruar Leavitt, duke përcjellë mesazhin e fortë të Trumpit.

Sipas Leavitt, presidenti ka theksuar se situata ka tejkaluar fazën e diskutimeve dhe kërkon vendime konkrete që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimet në terren.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka shprehur shqetësimin e tij mbi kohën e humbur në biseda pa rezultate dhe ka nënvizuar rëndësinë e veprimeve strategjike për të adresuar krizën. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.