Presidenti i ShBA-së Donald Trump është në dijeni për propozimin e kryeministrit të Pakistanit, i cili ka propozuar që të zgjatet afati prej dy javë për një marrëveshje me Iranin dhe Iranit që gjatë kësaj periudhe të hapë Ngushticën e Hormuzit.
Axios raporton se zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se Donald Trump “është vënë në dijeni për propozimin dhe një përgjigje do të vijë”.
Trump ka lëshuar një kërcënim të ashpër të martën, rreth 12 orë përpara afatit të tij që Irani të binte dakord për një marrëveshje që përfshin rihapjen e Ngushticës së Hormuzit ose do të përballet me sulme ndëshkuese.
Trump shkroi në faqen e tij në rrjetet sociale: “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u kthyer më kurrë.”
Ai shtoi: “Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë.”
Por megjithatë, deklarata e Trump e mbajti të hapur mundësinë e një daljeje nga kjo situatë, duke thënë se “ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme”.
