Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Shtetasi shqiptar gjendet pas tri ditësh i djegur brenda veturës nga një gjuetar

Një krim u zbulua sot pasdite në Greqi, kur një shtetas shqiptar u gjet i prangosur dhe i djegur në ulësen e pasme të një automjeti.

Sipas informacioneve paraprake, vetura kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë me targa të falsifikuara.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, kishte tri ditë i vdekur në veturë dhe askush nuk e kishte vënë re, raportojnë mediat greke.

Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u gjet nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

Departamenti kundër Krimit të Organizuar tashmë ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit tronditës, raporton Tch.

Tags: