
Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) do të dorëzoj kërkesën me nënshkrime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për anulimin e vendimit të shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1 për qind si dhe anulimin e vendimit tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dalë në tregun e hapur.
Kështu ka deklaruar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajramit pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Lidhur me ngërçin politik, Bajrami propozoi që nëse vendi shkon në zgjedhje fletëvotimit duhet t’i ketë vetëm dy opsione “Kosova dhe Albulena Haxhiu”.
Para gazetarëve, deputetja e LDK-së tha se çdo 48 herë dhe çdo 48 orë nuk do ta ndryshoj votën e LDK-së për votim të fshehtë, raporton Kosovapress.
Ajo tha se në seancën e sotme konstituive mblodhi disa nënshkrime për kërkesën për anulim të dy vendimeve të ZRRE-së.
Disa kompani kanë marr oferta nga kompanitë private me çmim 260% më të shtrenjtë.
“Ai mundet me na thirr 48 herë, çdo 48 orë, por si LDK nuk kemi vota për ndryshimin e mënyrës së votimit…Sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve të cilat do të vazhdojmë t’i marrim disa prej tyre sepse koha ishte shumë e shkurtër në seancë plenare. Si deputetë nënshkrues do të kërkojmë, të hënën do e dorëzojmë një kërkesë tek ZRRE për anulimin e dy vendimeve. Anulimin e vendimit për të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e energjisë elektrike e cila ka rezultuar në ngritjen e çmimit të energjisë në 16.1 për qind në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe gjithashtu vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dal në tregun e hapur kinse në tregun e lirë e konkurrues i cili nuk ekziston në Kosovë, është e vërtetë janë 19 operatorë të licencuar për tregim me energji nga ZRRE, por nga ajo që jemi informuar nga Shoqata e Prodhuesve. Rreth 200 kompani të cilat kanë kërkuar të marrin oferta për furnizim me energji elektrike pas datës 1 qershor ata kanë marr një ofertë të vetme prej KESCO prej të cilit aktualisht furnizohen”, tha ai.
Bajrami tha se për nënshkrimin e kësaj kërkese u refuzua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, por jo edhe nga ata të PDK-së, AAK-së, e Nismës.
“Bëra përpjekje që t’i marr nënshkrimet edhe të deputetëve të LVV mirëpo nuk pat mbështetje nga ana e tyre, thjesht u refuzova. Po tentoj që të përfshirë sa më shumë deputetë në mënyrë që t’i jap rëndësi kërkesës tonë dhe ZRRE të mund të mbështetet në kërkesën e deputetëve deri më tani kam marr përkrahjen e PDK-së, AAK-së ishin deputetët e Nismës që e nënshkruan kërkesën”, tha ajo.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se nëse vendoset tw shkohet në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”.
“Fatkeqësi e madhe që ne ende nuk jemi konstituar të merremi me problemet e qytetarëve, të merremi me probleme që ballafaqohen bizneset në Kosovës, mirëpo kemi vetëm një hall të vetëm kemi hallin e Lëvizjes Vetëvendosje se si ta vendos në krye të Kuvendit pa votat e deputetëve kryetare të Kuvendit zonjën Haxhiu..Në qoftë se unë besoj që fletëvotimit duhet të jetë tepër i thjesht duhet të jetë Kosova apo Albulena Haxhiu dhe votuesit duhet të zgjedhin mes dy opsioneve Kosova apo Albulena Haxhiu ”, tha ajo.
E pyetur për ndonjë iniciativë për ndonjë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me zhbllokim të situatës politike, Bajrami tha se nëse ka iniciativa të tilla, LDK është për zhbllokim.
“Nëse ka iniciativa të tilla dhe besoj për të dërguar diçka në Gjykatën Kushtetuese që i jep zgjidhje ngërçit politik i cili është krijuar natyrisht që ne analizojmë lëndë dhe jemi për zhbllokimin e seancës”, tha ajo.
Sa i takon asaj që nëse pranojnë ftesë nga presidentja e vendit për ndonjë takim konsultativ me të gjitha partitë politike, nënkryetarja e LDK-së tha se nuk ka rendësi kush i fton nëse janë prezentë të gjitha partitë “as LDK nuk do të mungojnë”.
“Nuk e kemi bërë për protagonizëm e kemi bërë që thjesht të gjejmë zgjidhje në këtë situatë dhe për neve fare nuk është me rëndësi se kush na fton dhe ku na fton nëse janë prezentë të gjitha partitë ne do të jemi aty”, tha ajo.
Deputetët sërish kanë tentuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, megjithatë, edhe për të trembëdhjetën herë kanë dështuar.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së kërkoi sërish votim të fshehtë.Për votuan 56 dhe një kundër. Seanca u ndërprerë pasi nuk ishte korium. Seanca e radhës më 11 maj në orën 10:00.