Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Shtuni për shpalljen e organizatave terroriste: Problem është moskëshillimi me aleatët

 
   

Adrian Shtuni, ekspert i antiterrorizmit, vlerëson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen organizatat terroriste të “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, është politik.

Ai ka thënë se shpallja si organizata terroriste e tyre është presion se mund të merren dënime të ashpra për ata që përfshihen ose ndihmojnë ato grupe.

Për Shtunin problem paraqet që vendimi i Qeverisë Kurti është marrë pa asnjë konsultë me partnerët ndërkombëtarë.

“Është problem që ky vendim është marr pa këshillim me aleatët. E tha edhe Departamenti Amerikan dhe ambasadat e disa vendeve. Ky vendim është në vazhdën e veprimeve të njëanshme që nuk ndihmojnë në uljen e tensioneve, as shtensionim, as riparim të marrëdhënieve me aleatët”, është shprehur Shtuni në Info Magazine.

“Jo vetëm për këtë vendim, por edhe për të tjerat kemi kritika për veprime të pakoordinuara. Paralajmërimet për masa po bëhen realitet tashmë. Nëse shteren donte nga BE, do të rritet papunësia dhe do të ulët mirëqenia”.

Shtuni ka theksuar se e mosstabilitetin e krijuar krijohet ambient i pasigurt për investitorët e huaj.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Këta janë 6 aktivistët e PSD-së që u arrestuan nga Policia

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi, dyshohet për përfshirje në Masakrën e Dubravës

Lajme

Policia sulmoi gazetarët me sprej dhe mjete të forta

Lajme

Protesta kundër Trendafilovës, Policia arreston disa protestues