Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shtyhet gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati i ish-presidentit: Është në formë perfekte, i bën të gjitha…

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Seanca është shtyrë për në datën 26 qershor. Pas seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani deklaroi se ish-presidenti “është në formë perfekte, bën palestër, i bën të gjitha veprimet”.

Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi  ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.

Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë./Top channel

 

Tags: