Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Shtylla e heshtur e Albinit”, Gacaferi me fjalë të mëdha për Gërvallën: Zonjë e hekurt që nuk u përkul kurrë!

 
   

Anëtari i Listës Guxo, Luan Gacaferi ka reaguar në Facebook, ku përveç vëmendjes së madhe ndaj kryeministrit Albin Kurti, ai ka theksuar rolin dhe besnikërinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në reagimin e tij, Gacaferi e përshkruan Gërvallën si një figurë të palëkundur politike, simbol të qëndresës, parimeve dhe dinjitetit, duke e cilësuar atë si një nga shtyllat kryesore të bashkëpunimit dhe besnikërisë politike ndaj Kurtit, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sot të gjithë flasin për Albinin, dhe me të drejtë. Por shumë pak flasin për shtyllën e heshtur të besnikërisë, së Albinit, për Donika Gërvallën!

Donika nuk është thjesht bashkëpunëtore politike.

Ajo është besë, është qëndresë, është dinjitet pa kompromis. Në kohët më të vështira, kur presioni ishte i egër dhe sulmet të pandalshme, ajo nuk lëvizi asnjë hap prapa!

Jo për interesa personale, jo për poste, por për parime. Bijë e një familjeje që e ka paguar lirinë me gjak, Donika Gërvalla e bart Kosovën jo në fjalë, por në kurriz!

Ajo është zëri që nuk dridhet, që flet drejt në sy, që nuk përkulet as para diplomatëve të rremë e as para pazareve të ulëta. Në një politikë plot lëkundje, Donika është konstante!

Në një kohë servilizmi, ajo është vertikale. Prandaj është besnike ndaj Albinit, sepse janë të njëjtit brumë: ideal mbi interes, shtet mbi vete, Kosovë mbi gjithçka.

Respekt për Donika Gërvallën. Jo sepse është pranë Albinit, por sepse është e denjë të jetë aty!

E jo më kot e kam thënë qysh moti kohë se zonja Gërvalla është një zonjë e hekurt dhe koha e vërtetoi qe kisha drejtë!