Është dënuar me 6 vite burgim Altin Çoku, Tik-Tokseri i Kamzës që shtyu drejt vetëvrasjes në vitin 2024 një grua që kishte dhe një fëmijë 2 vjeç.
Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga një trupë e gjykatës së Tiranës,e cila pasi analizoi dosjen gjyqësore vendosi të deklarojë fajtor dhë dënojë me 6 vite burgim, Altin Çoku.
Ky i fundit akuzohej nga prokuroria e Tiranës për dy vepra penale si “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Përndjekjes”. Mësohet se për dy akuzat, prokurori i çështjes Drini Pali, i kërkoi gjykatës dënimin me 9 vite burgim të Altin Çokut.
Por në fund të gjykimit, gjykata vendosi të pushojë akuzën e “Përndjekjes” dhe të shpallë fajtor me 6 vite burgim të Altin Çokut. Gjatë hetimit dhe gjykimit të dosjes, u provua se përmes publikimit të një foto intime në aplikacionin social “Tik-Tok”, Altin Çoku, i ka shkatuar gjëndje ankthi, depression duke çuar nënën e një fëmijë të mitur drejt vetëvrasjes.
Pas konstatimit të publikimit të fotove intime në “Tik-Tok”, viktima Sibela Abedini është hedhur nga kati Nr.4 i një pallati në Bathore-Kamëz, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas dosjes hetimore Sibela Abedini kishte pasur një raport intim me të dënuarin Altin Çoku. Ky raport intim ishte zhfrytëzuar prej të pandehurit për të bërë disa foto me telefon dhe më pas këto fotografi i ka postuar në rrjetin social “Tik-Tok”.
Në momentin që e ndjera Sibela Abedini, ka parë foton e saj intime, (e cila mbahej në celularin e të pandehurit) të hedhur në rrjetin social “Tik Tok”, e ka përjetuar shumë keq këtë dhe rezulton t’i ketë thënë të pandehurit, se ajo do ti jap fund jetës.
Kjo situatë, ka shkaktuar tek viktima një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi apo frike, gjë që e ka detyruar nënën e 1 fëmije 1 vjeç, të ndërmarrë një hap ekstrem,duke i dhënë fund jetës së saj.
Viktima Sibela Abedini, ishte divorcuar nga bashkëjetuesi i saj Kosovar, me të cilën kishte një vajzë të mitur 2 vjeçe. Gjatë kësaj kohe ajo shkonte në shtëpinë e Altin Çokut, të cilit i shërbente me pastrimin e shtëpisë dhe hekurosjen e rrobave.
Gjatë kësaj kohe ajo pati një kontakt intim me Altin Çokun, i cili e shfytëzoi për ta publikuar dhe denigruar në rrjetin social “Tik-Tok”, Sibela Abedinin.
Një ndër mesazhet e fundit që Sibela Abedini i dërgoi të pandehurit Altin Çoku, ishte si më poshtë vijon:
“…Pasha zotin pasha gocën me shkatërrut si njeri për atë natë me ankth e me stres nga kjo gjo më bot gjys njeri more. Ça asht, tu u bo kështu. Kisha kohë që kisha lan ilaçet me at foto m…i. Tash ja kam nis prap. E shoh pasha zotin, është shkrujt për mu me lanë femijën jetim më vdekt goca po se ne fëmijën nuk betohem rrejshëm. Po qënka vendos, për një foto fëmijën jetim me ma lan…”.
Pas këtij mesazhi në datën 10 shkurt 2024, rreth orës 22:30 Policia është njoftuar se në Rr. “Teuta”, lagja nr. 7, Bathore, ka rënë nga lartësia e një objekti 4-katësh, Sibela Abedini.
Nëna e një fëmijë, kishte hipur në katin Nr.4 të ndërtesës dhe është vetëhedhur. Policia dhe kalimtarët e rastit e kanë gjetur me shenja jete, duke e dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak të Traumës, ku është konstatuar se ka gjetur vdekjen, dhe më pas kufoma e saj është dërguar për ekzaminim të mëtejshëm pranë Institutit të Mjekësisë-Ligjore.
Disa ditë pas ngjarjes së vetëvrasjes, në shkurt 2024 policia arrestoi Altin Çokun. Ndërsa pak ditë më parë gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë Çokun me 6 vite burgim.
