Aktuale

“Si kofini pas të vjelit”/ Vendimi i GJKKO, Rama ‘sy m’sy’: Trajtimi si ‘lule mos më prek’ nuk…

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe sot me podcastin “Flasim”, duke folur mes të tjerash për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi bllokimin e TikTok-ut, të cilin e konsideroi të panevojshëm.

Ai theksoi se bllokimi i aplikacionit, i mbështetur nga 95% e mësuesve dhe prindërve, kishte sjellë rezultate konkrete, pasi kompania kishte implementuar masa të reja për ofrimin e shërbimeve për shqiptarët.

Rama e përshkroi vendimin si “si kofini pas të vjelit”, duke nënvizuar se trajtimi i gjykatësve dhe prokurorëve me mentalitetin “lule mos më prek” nuk përmirëson drejtësinë.

Ai shtoi se sot falë bllokimit janë vendosur filtra algoritmikë për moshën dhe për përmbajtje të dhunshme, duke garantuar mbrojtje shtesë për fëmijët, sipas detyrimeve kushtetuese, dhe se vendimi ishte pritur pozitivisht edhe në arenën ndërkombëtare, pa kundërshtime nga Bashkimi Evropian.

“Këtë javë GJK moti vendim për TikTok-un kur në fakt nuk kishte më çështje, pasi pas bllokimit të aplikacionit dhe sipas kërkesës së 95 për qind të mësuesve dhe prindërve diskutuam me kompaninë që mori përsipër dhe implementoi një sërë masash të reja për ofrimine shërbimit për shqiptarët.

“Trajtimi si ‘lule mos më prek’ nuk përmirëson drejtësinë”, Rama për vendimin e GJK për TikTok-un: Si kofini pas të vjelit! Bllokimi nuk u kundërshtua as nga BE

Mirë që gjyqtarët dhe prokurorët të përballen me kritikë kontruktive për të përmirësuar punë n e tyre. Trajtimi si “lule mos më prek “ nuk përmirëson drejtësinë.

Kemi sot në zotërim falë atij bllokimi filtra algoritmikë dhe për moshën dhe gjuhën e dhunës.

GJK si kofini pas të vjelit, nuk merr parasysh detyrimin kushtetues që fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti dhe duhet të mbrohen nga çdo gjë që i dëmton, dhe nuk merr parasysh faktin që bllokimi u komentua pozitivisht në arenën ndërkombëtare, kur shumë vende po përpiqen të marrin masa të tilla, dhe nuk u kundërshtua nga BE”, tha ai.

Të Ngjashme