Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Si ndahen ulëset sipas Exit Poll-it: LVV 52 deputet, PDK 25, LDK 17 dhe AAK 6

 
   

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në tërë Kosovën. Menjëherë pas mbylljes kanë dalë edhe rezultatet e para nga Exit Poll-et.

Exit Poll-i i UBO Consulting ka renditur LVV-në të parën me 45.7% të votave, ku në bazë të kësaj ky subjekt do të ketë 52 deputetë.

Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

E dyta është renditur PDK me 22.0% të votave, ku pritet të ketë 25 deputetë.

LDK është e treta me 15.6% të votave dhe mund të ketë 17 deputetë.

Kurse si parti e katërt është renditur AAK me 5.3% dhe e cila sipas këtyre rezultateve do të ketë 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.