Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Si vaskë e nxehtë”/ Ngrihet alarmi në këtë vend, temperatura e ujërave shkon më shumë se 38 gradë

Vala e të nxehtit që ka përfshirë botën ka sjellë pasoja të shumta në shumë vende. Një tjetër rekord temperaturash është shënuar në ujërat e oqeanit rreth Florida Keys, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane, në një hapësirë të caktuar për regjistrimin e temperaturës e instaluar në ujërat e gjirit Manatee, në Parkun Kombëtar Everglades, shënoi vlerën më të lartë, ndërsa në disa zona të tjera termometri shënoi 38 gradë dhe 32 gradë Celsius.

Vlerat normale për rajonin në këtë periudhë të vitit variojnë midis 23-31 gradë Celsius , sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA). Niveli i nxehtësisë i regjistruar këtë javë është ai i një vaskë të nxehtë.

Vlerat e temperaturës së sipërfaqes së oqeanit nuk mbahen të regjistruara, por një studim i vitit 2020 tregoi se temperaturat më të larta globale deri në atë kohë u regjistruan në Gjirin Persik .

Leximet ekstreme vijnë në krye të paralajmërimeve të kaluara për ngrohjen e ujërave jashtë Floridës, bregdeti i së cilës po përballet me një valë të nxehti që kërcënon jetën detare dhe ekosistemet e oqeanit.

“Nuk e prisnim këtë vapë kaq herët dhe kaq ekstreme. E gjithë kjo është e paprecedentë në të dhënat tona”, vëren Derek Mancello i NOAA.

Valët e të nxehtit po prekin gjithnjë e më shumë oqeanet e botës, duke shkatërruar leshterikët, algat e detit dhe koralet dhe duke vrarë një pjesë të jetës detare “si zjarret që djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh”.