Lajme

Siljanovska-Davkova uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i ka përcjellë urimet e saj prof. dr. Justina Shiroka-Pulës me rastin e zgjedhjes së saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social X, Siljanovska-Davkova ka theksuar sfondin e përbashkët akademik me presidenten e re të Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve.

“Urime të sinqerta prof. dr. Justina Shiroka-Pulës për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. Si kolege profesoresha, mezi pres të bashkëpunoj ngushtë me të për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të promovuar stabilitetin rajonal dhe për të çuar përpara të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. I uroj sukses në mandatin e saj!”, ka shkruar Siljanovska-Davkova.

Urimi i presidentes së Maqedonisë së Veriut vjen pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës nga Kuvendi i Kosovës në postin e presidentes së vendit.

Në mesazhin e saj, Siljanovska-Davkova ka vënë në pah rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, promovimit të stabilitetit në rajon dhe avancimit të perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

Të Ngjashme